Begaj pret Granoff: Nisma “Toka” synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutivë të AADF-së.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutivë të AADF-së.

Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e fëmijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të diasporës me institucionet shqiptare.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi.

Presidenti i Republikës përgëzoi Granoff për nismën “Toka”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.

“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave.

Presidenti Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.

“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…