Ibrahimaj: Të rinjtë po ndërtojnë zgjidhje inovative për ekonominë dhe shërbimet e së ardhmes

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një vizitë në sipërmarrjen FinTech në Tirana, ku u njoh nga afër me produktet digjitale dhe projektet inovative që po zhvillohen nga të rinjtë shqiptarë në fushën e teknologjisë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një vizitë në sipërmarrjen FinTech në Tirana, ku u njoh nga afër me produktet digjitale dhe projektet inovative që po zhvillohen nga të rinjtë shqiptarë në fushën e teknologjisë.

Gjatë vizitës, ministrja Ibrahimaj vlerësoi rolin në rritje të startup-eve në ndërtimin e një ekonomie moderne dhe konkurruese, duke theksuar se inovacioni dhe digjitalizimi janë shtylla kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Mbështetja e të rinjve që po ndërtojnë zgjidhje inovative është thelbësore për të ardhmen e ekonomisë sonë. Idetë dhe produktet që po zhvillohen sot në sektorin e teknologjisë janë një potencial real për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët”, u shpreh Ibrahimaj.

Në fokus të diskutimeve ishte kontributi i sipërmarrjeve FinTech në transformimin e shërbimeve publike, përmes zgjidhjeve inteligjente që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe aksesit për qytetarët.

Përfaqësuesit e kompanisë prezantuan disa nga projektet e tyre më të fundit, duke theksuar sfidat dhe mundësitë që ofron tregu shqiptar për zhvillimin e teknologjive financiare dhe shërbimeve digjitale.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi angazhimin e qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për inovacionin dhe sipërmarrjen, përmes politikave mbështetëse dhe nxitjes së bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe sektorit privat.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…