Salla vizitë në baxhon në Libohovë: Fokus te standardet dhe mbështetja e prodhimit vendas

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministren e Arsimit, njëherësh drejtuese politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, zhvilluan një vizitë në Libohovë, ku u ndal në baxhon “FAM”,


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministren e Arsimit, njëherësh drejtuese politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, zhvilluan një vizitë në Libohovë, ku u ndal në baxhon “FAM”, një ndër subjektet përpunuese të qumështit në zonë që po konsolidon standardet e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

Gjatë takimit me sipërmarrësin Fredi Mahmutaj, ministri u njoh nga afër me aktivitetin e baxhos, e cila në kuadër të procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të prodhimeve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë është klasifikuar në kategorinë nr. 2.

Historia e këtij biznesi familjar nis nga babai i Fredit, Afrat Mahmutaj, ndërsa sot baxhoja përpunon rreth 2000 litra qumësht në ditë, duke grumbulluar pothuajse të gjithë prodhimin e fermerëve të zonës përreth.

Ky model bashkëpunimi ka kontribuar në forcimin e zinxhirit lokal të furnizimit dhe në rritjen e të ardhurave për fermerët e zonës.

Ministri Salla vlerësoi investimet e kryera ndër vite, të cilat kanë mundësuar modernizimin e linjave të përpunimit dhe kalimin drejt proceseve gjysmautomatike.

Sipas tij, këto zhvillime janë një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushën e sigurisë ushqimore.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…