Marrëveshja me AADF, Rama: Ekselenca e Cambridge për shërbimet në arsim

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në fushën e arsimit, si një hap thelbësor në thellimin e transformimit digjital të arsimit dhe në garantimin e meritokracisë në sistem


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në fushën e arsimit, si një hap thelbësor në thellimin e transformimit digjital të arsimit dhe në garantimin e meritokracisë në sistem.

Në ambientet e Piramidës së Tiranës u nënshkrua sot marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Ky hap i përgjigjet standardeve ndërkombëtare përmes ekspertizës së Universitetit të Cambridge dhe ritmeve që kërkon epoka digjitale në arsim.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshje për t’i dhënë përsëri teknologjisë një hapësirë të konsiderueshme në trajtimin e shërbimeve në funksion të arsimit parauniversitar dhe të arsimit të lartë.

Rama solli në vëmendje transformimin që ka ndodhur me digjitalizimin e provimeve të hyrjes në universitet në sistemin e arsimit të lartë.

“Duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate bëmë të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit ku ai që kishte mbështetje, lidhje apo një mundësi për të paguar kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk kishte mbështetje. Në atë kohë pati një reagim shumë të madh kundër një procesi të tillë por fatmirësisht vetë procesi i rrëzoi të gjitha pretendimet dhe akuzat”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për herë të parë nuk pati ankesa për procesin e hyrjes në universitet. “Ankesat e panumërta avulluan si rezultat i faktit të thjesht se procesi ishte i bazuar në fakte dhe i përpunuar nga teknologjia dhe jo nga njerëzit”, shtoi Rama.

Ndërkohë me marrëveshjen e sotme, kryeministri theksoi se vendoset teknologjia në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por duke vënë në dispozicion të gjithë atyre që marrin shërbime arsimore një standard ekselence si ai i Universitetit të Cambridge.

“Në fushën e arsimit të lartë, njerëzit merren me matrikullime, me regjistrime të formës së diplomës, me njehsime të arsimit të mesëm dhe legalizime, për të cilat në total ofrohen 52.000 shërbime në vit; në kuadër të provimeve të shtetit dhe të licensimit janë 18.000 shërbime në vit; për provimet e maturës shtetërore, olimpiadat, provimet e arsimit bazë, testimin ‘’Pisa’’ janë ofruar 88.000 shërbime në vit”, tha Rama.

Në total, sipas tij, të gjitha bashkë shkojnë diku te 150.000 – 160.000 shërbime.

Po ashtu, Rama u ndal te hezitimet që kanë shoqëruar këtë proces, ndërsa theksoi se më në fund edhe këto shërbime iu dorëzuan ekselencës.

“Ka qenë një torturë e jashtëzakonshme për t’u përballur me paragjykime, mentalitetin e administratës dhe deri me drejtues të Qendrës së Shërbimeve arsimore që konsideronin mision patriotik të mos lejonin ‘futjen e amerikanëve’ në punët e brendshme të arsimit shqiptar. Sot jam falënderues që edhe kjo kala ‘ra’ dhe iu dorëzua ekselencës, ashtu si të gjitha kalatë që kemi marrë, ca nga jashtë e ca nga brenda, për t’ja dorëzuar ekselencës”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe debatin për kalanë e Butrintit, ku theksoi se “sot është në një proces të jashtëzakonshëm transformimi, në funksion të ekselencës që i takon në menaxhim edhe që i takon edhe në rrjetin e madh global të monumenteve të trashëgimisë kulturore”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…