Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.


Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria do të shndërrohet në skenën e madhe ku artistë nga e gjithë bota bashkohen për të sjellë emocione, ngjyra dhe histori që flasin përtej kufijve.

“Rikthehet energjia që na bashkon”, u shpreh Rama.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” janë nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjellin një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.

Çdo javë i kushtohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve duke përfshirë filma, melodi, arkitekturë, kostume, kulinari dhe trashëgimi.

Nëpërmjet kësaj nisme vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore, duke u konceptuar si një paradë kulturore që shtrihet prej majit e deri në dhjetor.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…