
Rama në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Yerevan të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Yerevan të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Në një video të ndarë nga Berlini, ku ndodhej për të çelur një ekspozitë personale në kuadër të aktivitetit kulturor “Fundjava e Galerive”, Rama u shpreh se interesi për Shqipërinë në qarqet kulturore ndërkombëtare vijon të jetë i lartë.
“Përshëndetje nga Berlini, ku erdha këtë fundjavë për të çelur ekspozitën time të re, e cila u hap në kuadër të një aktiviteti vjetor kulturor që quhet ‘Fundjava e Galerive’. U ndjeva shumë mirë, pasi edhe në mjedisin kulturor interesi për Shqipërinë është i madh”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri të ditur se po niset drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian, një platformë e rëndësishme bashkëpunimi dhe dialogu mes vendeve të kontinentit.
Ai kujtoi gjithashtu se Shqipëria pati nderin të mirëpriste një prej samiteve të mëparshme të këtij formati, duke theksuar rolin aktiv të vendit në nismat rajonale dhe europiane.
Burimi ATSH

















