Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

Në kuadër të Konferencës së Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi-Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi progresin ekonomik të vendit dhe mundësitë në rritje për investitorët e huaj.


Në kuadër të Konferencës së Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi-Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi progresin ekonomik të vendit dhe mundësitë në rritje për investitorët e huaj.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ka kaluar një transformim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar nga një ekonomi në tranzicion në një treg në rritje, të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Ajo nënvizoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur një rritje mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto është dyfishuar, nga 13,5 miliardë euro në mbi 26 miliardë euro.

Duke folur për investimet, Ibrahimaj tha se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje të qëndrueshme, me stokun total që ka arritur rreth 17 miliardë euro dhe me hyrje vjetore mbi 1,5 miliardë euro në vitet e fundit, çka dëshmon besimin në rritje të investitorëve ndërkombëtarë.

Ajo theksoi se fokusi i zhvillimit ekonomik është zhvendosur drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë, prodhimit për eksport dhe formalizimit të ekonomisë.

Sipas saj, sektorë si energjia, turizmi, prodhimi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu përmirësimet në tregun e punës, duke bërë të ditur se punësimi i deklaruar është rritur nga 47% në 66%, ndërsa pagat mesatare kanë arritur në rreth 83 mijë lekë në muaj.

Në fjalën e saj, ajo u ndal edhe tek transformimi digjital i shërbimeve publike, duke theksuar se mbi 1200 shërbime tashmë ofrohen online, duke ulur kostot dhe kohën për qytetarët dhe bizneset dhe duke krijuar një mjedis më transparent dhe efikas.

Duke iu referuar bashkëpunimit me Gjermaninë, Ibrahimaj tha se mbi 440 kompani të lidhura me Gjermaninë operojnë aktualisht në Shqipëri, ndërsa stoku i investimeve gjermane ka arritur mbi 570 milionë euro në vitin 2025, duke reflektuar një partneritet të fortë dhe në rritje.

Ajo vuri në dukje se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik, duke shtuar se rreth 67% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt tregjeve të BE-së.

Sipas saj, reformat në kuadër të këtij procesi po forcojnë konkurrencën, standardet dhe hapjen e tregut, duke krijuar një klimë më të sigurt për investitorët.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm të vendndodhjes strategjike, fuqisë punëtore të re, kostove konkurruese dhe politikave të orientuara drejt inovacionit, duke e bërë vendin një mundësi konkrete për kompanitë gjermane që synojnë të zgjerohen në rajon.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.