Koçiu dhe Salla te “N’Belik” në Dumre: Mbështetja për agroturizmin mbetet prioritet

Në zonën e Belshit, në Dumre, “N’Belik” është agroturizmi më i ri që po i shtohet hartës së zhvillimit rural. Investimi familjar i sipërmarrësit Mariglen Azizolli, u vizitua nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe deputeti Arbjan Mazniku.


Në zonën e Belshit, në Dumre, “N’Belik” është agroturizmi më i ri që po i shtohet hartës së zhvillimit rural. Investimi familjar i sipërmarrësit Mariglen Azizolli, u vizitua nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe deputeti Arbjan Mazniku.

I vendosur mes pyjeve me lisa dhe dushk karakteristik të zonës, “N’Belik” mbështetet në prodhimet vendase bio, duke krijuar një zinxhir të drejtpërdrejtë nga ferma në tryezë dhe duke ofruar një përvojë mikpritjeje që ndërthur natyrën, ushqimin tradicional dhe turizmin rural.

Zëvendëskryeministrja Koçiu e vlerësoi investimin si një shembull të rëndësishëm të zhvillimit të agroturizmit në vend. “Ky agroturizëm është shumë afër Tiranës dhe për standardet që ka krijuar vjen si një shembull shumë i mirë i të gjitha investimeve në agroturizëm që janë hapur kudo në vend, por me veçantinë e vet që i dedikohet pamjes dhe vendndodhjes së natyrës shumë të bukur që ka tjetër impakt”, tha Koçiu.

Ajo shtoi se mbështetja për agroturizmin mbetet prioritet dhe se përmes skemave të financimit dhe programit IPARD III krijohen mundësi konkrete për zgjerimin e këtyre investimeve në të gjithë vendin. Koçiu gjithashtu ftoi qytetarët të vizitojnë agroturizmin dhe të shijojnë natyrën dhe gatimet tradicionale të zonës.

Ministri Andis Salla theksoi se zhvillimi i zonës nuk lidhet vetëm me bukuritë natyrore, por edhe me njerëzit që jetojnë aty.

“Kjo zonë nuk përfaqësohet vetëm nga peizazhet e mrekullueshme, por mbi të gjitha nga vullneti i jashtëzakonshëm i banorëve të saj, të cilët me punë dhe vizion po e shndërrojnë atë në një motor të rëndësishëm ekonomik”, u shpreh Salla, duke shtuar se mbështetja për bujqësinë dhe agroturizmin synon të sjellë më shumë mirëqenie për familjet lokale.

Sipërmarrësi Mariglen Azizolli tregoi se agroturizmi është një nismë familjare e nisur rreth një vit më parë, e frymëzuar nga babai i tij, me synimin për t’i shtuar vlerë tokës pronë të tij dhe zonës që më parë nuk kishte shërbime turistike.

Ai tha se aktualisht “N’Belik” ofron një restorant dhe gjashtë struktura akomoduese, duke pritur vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa synimi është zgjerimi i mëtejshëm i aktivitetit dhe forcimi i lidhjes mes prodhimit bujqësor dhe turizmit si burim i qëndrueshëm të ardhurash për komunitetin.

Marrë nga ATSH

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…