Koçiu: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për prokurimin publik

Shqipëria ka arritur rezultate konkrete në avancimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor në fushën e sistemeve të prokurimit publik, sipas vlerësimit të SIGMA/OECD për vitin 2025.


Shqipëria ka arritur rezultate konkrete në avancimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor në fushën e sistemeve të prokurimit publik, sipas vlerësimit të SIGMA/OECD për vitin 2025.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se ky rezultat dëshmon për një rritje të dukshme të transparencës dhe integritetit në proceset e prokurimit, të cilat janë të dokumentuara nga të dhënat e platformës OpenTender.EU.

“Këto arritje janë rezultat i vullnetit të qartë politik për të luftuar korrupsionin, për të rritur konkurrencën dhe për të garantuar menaxhim të përgjegjshëm të fondeve publike. Shqipëria po avancon me hapa të sigurt drejt familjes europiane, jo vetëm duke lënë pas të shkuarën, por duke konkurruar denjësisht edhe me vendet e BE-së”, deklaroi Koçiu.

Shqipëria ka marrë një vlerësim prej 81 pikësh, duke lënë pas vende si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ky rezultat ka shënuar një ngritje të konsiderueshme nga niveli B+ në A, duke u vlerësuar me rezultate maksimale në monitorimin e transparencës dhe menaxhimin e ankesave.
Përmirësimet janë të dukshme edhe në indikatorët e transparencës.

Në vitin 2024, fondi i kursyer nëpërmjet prokurimeve publike ka arritur vlerën 27,4 miliardë lekë, një rritje me rreth 17 miliardë lekë krahasuar me vitin 2021 dhe 24 miliardë lekë krahasuar me vitin 2013.

Po ashtu, është vënë re një rritje e vazhdueshme e mesatares së ofertave për procedurë, e cila ka kaluar nga 2,37 oferta për procedurë në vitin 2019 në 3,7 oferta për procedurë për vitin 2025.

“Kjo rritje është veçanërisht evidente në sektorin e punëve publike, ku mesatarja e ofertave për procedurë arrin në 5,9 oferta”, tha Koçiu.

Një nga aspektet më të rëndësishme është përmirësimi i kritereve për zgjedhjen e ofertuesve, ku është vënë re një rritje e ndjeshme e përdorimit të kriterit çmim-cilësi, i cili rezulton me rritje nga 0,9% në vitin 2019 në 24,77% në vitin 2025.

Ky përmirësim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së kontratave publike dhe përfitimet për qytetarët.

Të dhënat e OpenTender.EU tregojnë gjithashtu një rënie historike të procedurave me negociim pa shpallje, të cilat kanë zbritur nga 30% në vitin 2010 në vetëm 2,4% në vitin 2025.

Një tjetër rezultat pozitiv është rritja e mbështetjes për bizneset e vogla dhe të mesme (SME-të), të cilat kanë dominuar tregun e prokurimeve publike.

Për vitin 2025, SME-të përfituan 95,4% të procedurave totale të prokurimit.

Sipas raportit, Shqipëria performon më mirë se disa shtete të Bashkimit Europian në fushën e integritetit dhe transparencës, me një rezultat prej 71,41 pikësh në integritet dhe 54,5 pikë në transparencë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

FSHF vijon angazhimin në projektin “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

FSHF vijon angazhimin në projektin “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”,…