Hoxha me kryetarin e komunës së Çairit: Shqiptarët, ura më e fortë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i komunës së Çairit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i komunës së Çairit.

Gjatë një konference për mediet, Hoxha e cilësoi bisedën si të hapur dhe miqësore, duke nënvizuar se u diskutuan çështje që lidhen me të drejtat dhe rolin e shqiptarëve në “arkitekturën shtetërore” të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, një ndër prioritetet mbetet forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku ura më e qëndrueshme lidhëse është vetë popullsia shqiptare që jeton në këtë shtet.

“Nuk ka axhendë për t’u takuar me bashkatdhetarët tanë, nuk ka radhë për t’u takuar me politikanët dhe të zgjedhurit. Kjo derë është e hapur për gjithkënd që ka dëshirë që të ndajmë mendime që të bisedojmë. Kemi patur një bisedë të hapur dhe miqësore. Kemi biseduar për shumë gjëra që lidhen me situatën e popullsisë shtetformuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut, për gjithçka që ka rëndësi për të drejtat për rolin e shqiptarëve në arkitekturën e shtetit të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hoxha.

“Kemi folur për nevojën për të forcuar marrëdhënien mes dy vendeve dhe natyrisht ura më e mirë, më e fortë më e qëndrueshme është popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Shqipëria e do Maqedoninë e Veriut të zhvilluar, të avancuar e do të angazhuar në rrugën evropiane”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…