Guri: Bashkëpunimi me Gjermaninë, hap vendimtar për bujqësinë shqiptare drejt standardeve të BE-së

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri ka vlerësuar protokollin e bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë si një hap të rëndësishëm dhe konkret për të çuar përpara bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane.


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri ka vlerësuar protokollin e bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë si një hap të rëndësishëm dhe konkret për të çuar përpara bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane.

“Protokolli i bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë vjen në një moment shumë të përshtatshëm dhe të duhur sa i takon zhvillimeve dhe ecurisë së Shqipërisë dhe sektorit bujqësor drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Guri.

Ai theksoi se Shqipërisë i nevojitet më shumë eksperiencë dhe asistencë europiane për të përballuar sfidat e përafrimit me rregullat e BE-së në vitet e ardhshme, teksa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për sektorin nga rritja e kapaciteteve, te asistenca teknike dhe përgatitja për rregullat që do të formësojnë të ardhmen drejt vitit 2030.

“Në këtë moment na duhet domosdoshmërisht të kemi më shumë eksperiencë dhe asistencë europiane në sektorin tonë, drejt përshtatjes me rregullat që do të jenë në fuqi në vitin 2030, kur të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas Guri, në thelb, protokolli synon të shërbejë si një mekanizëm praktik për të shoqëruar sektorin bujqësor shqiptar drejt standardeve evropiane dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në tregun e përbashkët të BE-së.

“Përmes këtij bashkëpunimi, fokusi është i qartë: më shumë mbështetje për fermerët, sisteme më të forta dhe një sektor bujqësor i gatshëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, drejtimi dhe ecuria e këtij protokolli, si dhe masat që ai do të marrë në kuadër të projektit SR3, do të synojnë të shoqërojnë fermerët, sistemet tona dhe operatorët në terren për të çuar sektorin drejt anëtarësimit në BE”, shtoi zëvendësministri.

Ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve, forcimin e asistencës teknike dhe përgatitjen e sektorit bujqësor shqiptar për integrimin në tregun dhe standardet evropiane.

Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmbyllën me sukses Negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026 në Tiranë, duke përfunduar këtë fundjavë, me nënshkrimin e Protokollit të ri të Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2026–2028.

Kuadri i bashkëpunimit fokusohet në tri shtylla kryesore: Shtylla e parë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, arsimi dhe punësimi, mbështet arsimin dhe formimin profesional, zhvillimin e sektorit privat dhe SME-ve, zhvillimin rural dhe inovacionin, me synimin për të forcuar konkurrueshmërinë e Shqipërisë dhe përgatitjen e ekonomisë për integrim në tregun e Bashkimit Europian.

Shtylla e dytë, klima, energjia dhe tranzicioni i drejtë, prioritizon energjinë e rinovueshme, eficiencën energjetike, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke kontribuar në tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë energjetike të Shqipërisë.

Ndërkohë që qeverisja dhe integrimi në BE mbeten prioritete ndërsektoriale, duke mbështetur reformat në shtetin e së drejtës, kapacitetet institucionale, transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

Burimi ATSH

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…