Segmenti Kthesa e Bërdicës–Ura e Bahçallëkut, synohet përfundimi para sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, gjatë një inspektimi ditën e sotme në kantier, e cilësoi këtë aks si një nyjë të rëndësishme për hyrjen në qytetin e Shkodrës dhe lidhjen me rajonin.


Punimet në segmentin rrugor Kthesa e Bërdicës–Ura e Bahçallëkut, në Shkodër, po avancojnë me ritme të qëndrueshme, ndërsa autoritetet synojnë përfundimin e një pjese të rëndësishme të tij përpara sezonit turistik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, gjatë një inspektimi ditën e sotme në kantier, e cilësoi këtë aks si një nyjë të rëndësishme për hyrjen në qytetin e Shkodrës dhe lidhjen me rajonin.

“Ky është një segment i rëndësishëm sa i takon hyrjes në Shkodër, që fillon nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, duke ndërlidhur kryeqendrën e veriut, Shkodrën, por edhe duke lidhur qytetin me dy kufijtë me Malin e Zi”, u shpreh Karakaçi.

Ai theksoi se projekti përfshin zgjerimin e rrugës dhe përmirësimin e standardeve sipas kategorisë D, si dhe ndërtimin e një ure paralele për të lehtësuar qarkullimin.

“Jemi duke bërë zgjerimin e kësaj rruge dhe përmirësimin e standardeve të cilësisë, si dhe ndërtimin e një ure paralele që ndihmon për qarkullimin, duke lehtësuar trafikun në këtë aks kryesor”, tha ministri, teksa e vuri theksin në lehtësinë e qarkullimit që do të krijojë ky investim gjatë sezonit veror.

Nga ana e tij, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli bëri të ditur se punimet kanë arritur në 65% të realizimit fizik.

“Jemi në 65% të punimeve fizike. Është kryer zgjerimi i rrugës dhe përfshihet edhe zgjerimi i trotuareve. Në zonën urbane ku kalon kjo rrugë, punimet kanë vijuar pa penguar aktivitetin e bizneseve”, tha ai.

Ministri Karakaci theksoi gjithashtu se është rishikuar projekti për të përmirësuar funksionalitetin e qarkullimit.

“Është riparë projekti i kësaj rruge, duke shtuar edhe një rrethrrotullim pranë Urës së Bahçallëkut, i cili nga pikëpamja e lëvizjes lehtëson ndjeshëm trafikun dhe rrit aksesin në disa lagje të qytetit” deklaroi ai.

“Deri më 7 maj, segmenti pranë rrethrrotullimit do të vijojë me shtrimin e asfaltit, në mënyrë që gjatë sezonit veror të kemi lehtësim të trafikut. Së bashku me Policinë do të hartojmë edhe një plan të posaçëm qarkullimi”, tha Karakaci.

Drejtori i ARRSH-së informoi se ndërkohë po vijojnë punimet për ndërtimin e urës së re, e cila pritet të ndikojë në disiplinimin e trafikut drejt Tiranës.

“Ura që po ndërtohet do të disiplinojë trafikun që vjen nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Jemi në ndërtimin e pilotave dhe presim uljen e nivelit të ujit për të vijuar me vendosjen e të tjerave” u shpreh ai.

Ministri kërkoi përshpejtimin e punimeve për t’iu përgjigjur fluksit të shtuar gjatë sezonit veror, ndërsa bëri të ditur se një pjesë e rëndësishme e aksit do të jetë funksionale shumë shpejt.

Paralelisht, vijojnë edhe shpronësimet e fundit për të mundësuar vazhdimin e punimeve sipas afateve të parashikuara.

/Burimi ATSH

Kafja në gur, përvoja që po tërheq turistët e huaj në Gjirokastër

Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kafja në gur, përvoja që po tërheq turistët e huaj në Gjirokastër

Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje…