Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, në fokus kalendari i reformave integruese

Nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama u zhvillua sot mbledhja e grupin parlamentar socialist, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.


Nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama u zhvillua sot mbledhja e grupin parlamentar socialist, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu progresi i negociatave për integrimin europian, kalendari i reformave dhe masat e reja që lidhen me këtë proces, ndërkohë që u raportua edhe mbi detyrat e lëna nga mbledhja e mëparshme dhe ecurinë e zbatimit të tyre.

Mbledhja trajtoi edhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre momenteve për jetën politike dhe institucionale të vendit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…