Çano: 29 milionë euro mbështetje e re nga Gjermania për zhvillimin dhe reformat

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano dhe përfaqësuesja e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), Heike Backofen-Warnecke.


Negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë janë përmbyllur me nënshkrimin e Protokollit të ri të Bashkëpunimit 2026–2028, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e partneritetit afatgjatë mes dy vendeve.

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano dhe përfaqësuesja e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), Heike Backofen-Warnecke.

Çano tha se, “protokolli i ri parashikon 29 milionë euro mbështetje të re, të ndarë ndërmjet financimit të investimeve dhe asistencës teknike, me fokus në forcimin e aftësive profesionale dhe zhvillimin e sektorit privat, avancimin e tranzicionit energjetik dhe të gjelbër, si dhe mbështetjen e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian”.

Gjatë këtij procesi nënvizoi ajo, u rikonfirmua gjithashtu angazhimi për një projekt konkret në përmirësimin e infrastrukturës energjetike të vendit me vlerë 51 milionë euro, ndërsa u dakordësua vijimi i diskutimeve gjatë vitit 2026 për një tjetër financim prej 50 milionë eurosh në këtë sektor.

Përfaqësuesja gjermane Heike Backofen-Warnecke u shpreh se me këtë marrëveshje synohet të mbështetet më tej rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar gjithashtu punën e ekipit negociator shqiptar pas dy ditësh diskutimesh intensive dhe produktive.

Ajo theksoi se bashkëpunimi do të vijojë në fusha kyçe si energjia dhe klima, zhvillimi rural, arsimi profesional dhe sektori privat, duke kontribuar në forcimin e partneritetit dypalësh dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ky partneritet vlerësohet si një bashkëpunim që vijon të sjellë rezultate konkrete dhe të mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…