Arkëtimet e kinemave në Kinë vazhdojnë të kryesojnë renditjen globale

Viti 2026 është “Viti për Promovimin e Ekonomisë së Filmit të Kinës”. Vrulli i shikimit të filmave po promovon zhvillimin e ekonomisë së filmit në Kinë.


Sipas të dhënave përkatëse, deri në fund të marsit, të ardhurat totale nga biletat e kinemave kineze tejkaluan 11 miliardë juanë (rreth 1.6 miliardë dollarë) duke kryesuar renditjen globale të arkëtimeve të kinemave.

Aktualisht, pjesa e të ardhurave vjetore nga arkëtimet e kinemave kineze në tregun global ka tejkaluar 28%. Skenarë filmi me cilësi të lartë, një treg i madh dhe inovacioni teknologjik kanë siguruar udhëheqjen globale të arkëtimeve të kinemave kineze.

Raporti i punës së qeverisë i këtij viti, bëri thirrje për krijimin e më shumë filmave me cilësi të lartë, duke promovuar filmat kineze për t’u futur në tregun ndërkombëtar. Shumë deputetë dhe anëtarë të Dy Sesioneve 2026, shprehën shpresën se zhvillimi i filmave kineze do të nxitë ndërtimin e një kombi të fortë kulturor.

Viti 2026 është “Viti për Promovimin e Ekonomisë së Filmit të Kinës”. Vrulli i shikimit të filmave po promovon zhvillimin e ekonomisë së filmit në Kinë.

Nën promovimin e Administratës Kombëtare të Filmit, këtë vit krahina të ndryshme kineze kanë prezantuar subvencione të larmishme për frekuentimin e kinemave nga publiku. Si rezultat, çmimi mesatar i biletave u ul me 6%. Kjo masë ka ngjallur entuziazmin e madh të njerëzve për të shkuar në kinema. Gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, shfaqja e filmave arriti në 4.35 milionë duke shënuar një rekord historik.

Një biletë filmi ka nxitur një zinxhir të plotë konsumi që përfshin restorante, blerje, transport dhe produkte kulturore, duke injektuar vitalitet të fortë në ekonominë reale. Sipas statistikave, deri tani vlera e prodhimit të sektorit të filmit për vitin 2026 ka tejkaluar 150 miliardë juanë (rreth 22 miliardë dollarë).

Foto nga VCG

Krahas këtyre, krahinat e ndryshme kanë integruar filmat me turizmin dhe blerjet. Me një biletë filmi, shikuesit mund të zhbllokojnë përfitime në restorante, blerje, vizita në pika turistike etj. Filmat po pasurojnë përvojën e konsumatorëve.

Edhe aktiviteti “Udhëtim me filma” po sjell një valë të re konsumi. Këtë vit, krahina të ndryshme kineze po krijojnë skena konsumi “film + turizëm kulturor” për të përshpejtuar shndërrimin e vrullit të shikimit të filmave në konsum. Shumë krahina kanë përgatitur itinerare turistike me tema filmash. Për shembull filmi kinez “Blades of the Guardians” e bëri të njohur vendin e xhirimit të filmit, Karamay në Xinjiang me formën e relievit Yardang. Si rrjedhojë, të ardhurat turistike të Karamay janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Falë popullaritetit të filmit “Awakening of Insects in Silence”, shumë adhurues kanë udhëtuar në Shenzhen, qytetin ku u xhirua filmi, për të gjurmuar skenat e tij. Filmi “Panda Plan 2” ngjalli një bum turizmi në vendin e xhirimit, fshatin e lashtë Wengding të provincës Yunnan.

Nga peizazhet urbane tek pamjet kufitare, nga jeta e përditshme e qytezave të lashta tek malet dhe lumenjtë, filmat po shfaqen si një mjet promovues për turizmin, duke tërhequr shumë udhëtarë vendas dhe të huaj, për t’u zhytur në peizazhet e bukura dhe për të përjetuar nga afër Kinën e sotme.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Lamallari: Monitorim i shkeljeve rrugore me dronë dhe mjete inteligjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Monitorim i shkeljeve rrugore me dronë dhe mjete inteligjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit…