Gogu: Shërbimi Përmbarimor Shtetëror, zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot se Shërbimi Përmbarimor Shtetëror mund të arrijë zgjidhje konkrete, të drejta dhe të zbatueshme për qytetarët.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot se Shërbimi Përmbarimor Shtetëror mund të arrijë zgjidhje konkrete, të drejta dhe të zbatueshme për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Gogu përcolli rastin e një qytetari në Korçë, i cili pas shumë vitesh përpjekjeje mori zgjidhje për zbatimin e një vendimi gjyqësor për kthim shume, edhe kur debitori ndodhej në vështirësi financiare.

Gogu tha se “përmes ndjekjes së procedurave ligjore dhe rolit ndërmjetësues të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, mund të arrihen zgjidhje konkrete, të drejta dhe të zbatueshme. Zbatimi i vendimeve gjyqësore është një hallkë thelbësore e shtetit të së drejtës”, tha Gogu.

Sipas Gogut, çështja ishte trajtuar edhe nga zyra të tjera përmbarimore, por pa zgjidhje. Pas regjistrimit në Zyrën Përmbarimore Korçë u kryen verifikimet dhe u ndoqën procedurat ligjore. Përmbaruesi ligjor arriti të ndërmjetësojë mes palëve duke mundësuar marrëveshje dhe shlyerje me këste për detyrimet.

Ndërsa, qytetari nga Korça shprehet se ka pasur një problem që i është zvarritur për disa vite.

“Por, kur këto dokumente kaluan në zyrën e Korçës ato m’u zgjidhën brenda 2-3 muajve. Ramë dakord me debitorin dhe çështja u zgjidh”, tha ai.

Ky rast thekson rolin e rëndësishëm të Përmbarimit Shtetëror në zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…