Delegacioni i deputetëve shqiptarë, takime në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë

Thellimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, rritja e bashkëpunimit ekonomik e parlamentar, si dhe mbështetja e mëtejshme e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë janë fokusi kryesor i agjendës dyditore në Romë të delegacionit shqiptar ku pjesë është dhe deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku.


Thellimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, rritja e bashkëpunimit ekonomik e parlamentar, si dhe mbështetja e mëtejshme e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë janë fokusi kryesor i agjendës dyditore në Romë të delegacionit shqiptar ku pjesë është dhe deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku.

Dita e parë nisi me një takim në Senatin Italian me Senatorin Raffaele De Rosa, takim i cili i paraprinë një sërë takimesh të tjera me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian.

Takimi me Senatorin De Rosa u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive, ku në fokus ishin marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, si edhe zhvillimet rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

Vizita e delegacionit shqiptar ku janë pjesë dhe deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi vijon nesër me një seri takimesh të rëndësishme në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë.

Në agjendë përfshihen takime me Presidentin e pjesës italiane të Grupit të Bashkëpunimit mes Dhomës së Deputetëve dhe Parlamentit Shqiptar, On. Salvatore Deidda, me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Radiotelevizive, Senatoren Barbara Floridia, me Kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, Senatorin Maurizio Gasparri, me Kryetarin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Europian, Senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata, si edhe me Kryetaren e Komisionit të Jashtëzakonshëm për të Drejtat e Njeriut, Senatoren Stefania Pucciarelli.

Gjatë kësaj vizite janë parashikuar takime të përbashkëta me Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve, të kryesuar nga Giulio Tremonti, si edhe me Komisionin për Politikat e Bashkimit Europian.

Italia konsiderohet prej vitesh partneri më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, vendi me lidhjet më të forta ekonomike, historike dhe njerëzore me vendin tonë, si edhe një nga mbështetësit më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vizita në Romë vlerësohet si një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në intensifikimin e dialogut politik mes Tiranës dhe Romës në një moment kyç për të ardhmen europiane të rajonit.

Burimi ATSH

“Agia” shpallet filmi më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë arritje si një lajm të madh për kinematografinë shqiptare

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Agia” shpallet filmi më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë arritje si një lajm të madh për kinematografinë shqiptare