Gogu: Fuqizojmë më tej garancitë procedurale të individit në proceset gjyqësore

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha sot Partia Socialiste nuk është tërhequr nga drafti i propozuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.


Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha sot Partia Socialiste nuk është tërhequr nga drafti i propozuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Sipas tij, me ndryshimet e propozuara fuqizohen garancitë procedurale të çdo procesi ligjor.

“Partia Socialiste, shumica socialiste nuk është tërhequr nga asnjë deklarim publik që ne kemi bërë sa i takon fuqizimit të garancive procedurale të çdo procesi ligjor, pjesë e së cilës janë edhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ne do të fuqizojmë më tej garancitë procedurale të individit në çfarëdolloj procesi gjyqësor që ai është, administrativ, civil apo penal”, tha Gogu gjatë një prononcimi për mediet nga Korça.

I pyetur në lidhje me amnistinë penale, Gogu tha se Shqipëria është në konsultim intensiv me Komisionin Evropian për çdo legjislacion që kalon.

“Kemi bërë miratimin në qeveri, është në Kuvend dhe në ditët në vijim do të fillojë diskutimi edhe në kuvend. Ajo çfarë ndodh, tashmë sa më afër jemi BE-së, aq më i shpeshtë dhe intensiv është konsultimi me Komisionin Evropian të çdo copëze legjislacioni që Shqipëria kalon”, tha ai.

Në deklaratën e tij për mediet, Gogu tha se Ndihma Juridike Falas që tashmë ofrohet në Pogradec dhe Korçë do të fuqizohet më tej.

“Shërbimet janë aty për t’i dhënë qytetarëve më të mirën e tyre. Dëgjova nga qytetarët mënyrën se si mund ti modernizojmë dhe fuqizojmë edhe më tej. Jam në Korçë për të kuptuar se si drejtësia mundet të jetë edhe në shërbim të zhvillimit ekonomik të qytetit, rajonit madje gjithë vendit. Nuk ka zhvillim ekonomik pa drejtësi. Në momentin që ne nuk sigurojmë ekzekutim kontratash, do të thotë që kemi një mjedis biznesi ende të paqëndrueshëm. Dëgjova sot që shërbimi përmbarimor shtetëror ka arritur volumin e punës, që do të thotë që po ekzekutohen kontratat, vendime gjykatash. Do të ulem me të gjithë komunitetin ligjor të Korçës për të kuptuar më shumë se si drejtësia të jetë në shërbim të qytetarit” tha ministri Gogu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takim me aktivisten Selimi, në fokus ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me aktivisten Selimi, në fokus ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një…