Hita takon Bucossin: Bashkëpunim për sezonin turistik dhe sigurinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së, Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtues i Lartë i Policisë italiane, Lorenzo Bucossi.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së, Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtues i Lartë i Policisë italiane, Lorenzo Bucossi.

Në fokus të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues ndërmjet policive të të dy vendeve. Hita garantoi Bucossin, se marrëdhëniet shumëdimensionale mes dy policive do të forcohen akoma më shumë.

Nga ana e tij, Bucossi vlerësoi gatishmërinë, vendosmërinë dhe vizionin e Hitës, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e ftoi atë për një vizitë pune në Policinë italiane.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit hetimor dhe operacional, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në fokus të takimit ishte edhe vijimi i operacioneve të përbashkëta për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjatë sezonit turistik, për praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë, në mbështetje të Policisë së Shtetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes akademive të Policisë, në fushën e trajnimit dhe edukimit policor.

Në këtë kuadër, u dakordësua që një punonjës i Policisë së Shtetit të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Giuseppe Giliberti, Drejtues i Parë i Policisë së Shtetit të Italisë, si edhe Eksperti për Sigurinë në ambasadën italiane në Shqipëri, Drejtues i Parë i Policisë italiane, Fulvio Manco.

Marrë nga ATSH

Hajdari: Bashkërendim i punës për parandalimin e zjarreve gjatë verës

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari: Bashkërendim i punës për parandalimin e zjarreve gjatë verës

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot…