Peleshi: Kthimi i diasporës në Shqipëri duhet të jetë narrativa jonë kombëtare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot se diaspora shqiptare është faktor kyç i zhvillimit dhe integrimit europian.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot se diaspora shqiptare është faktor kyç i zhvillimit dhe integrimit europian.

Në fjalën e tij në Samitin IV të Diasporës, në panelin “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare – nga vota te përfaqësimi institucional”, Peleshi theksoi rolin strategjik të diasporës në zhvillimin e vendit, integrimin europian dhe konsolidimin e demokracisë.

Peleshi vlerësoi samitin si ngjarje me rëndësi kombëtare, duke nënvizuar se Shqipëria ndodhet në një moment historik të përcaktuar nga afrimi me Bashkimin Europian dhe rritja e rolit të saj ndërkombëtar.

“Shqiptarët në botë janë sot një shëmbëlltyrë suksesi. Ju nuk jeni më individët që ndihmuat familjet tuaja të mbijetonin, por një burim, faktor dhe partnerë të zhvillimit të vendit”, u shpreh ai.

Duke iu referuar kontributit ekonomik të diasporës, Peleshi theksoi rëndësinë e remitancave dhe kapitalit njerëzor që shqiptarët jashtë vendit sjellin në vend.

Peleshi theksoi se, Shqipëria renditet ndër vendet me peshë të lartë të remitancave në ekonomi, ndërsa ndikimi i diasporës shkon përtej aspektit financiar.

“Kontributi i diasporës nuk janë vetëm miliarda euro që hyjnë në vit si remitanca, por edhe kapitali njerëzor, profesional, arsimor, kulturor e vleror që shqiptarët jashtë vendit rrezatojnë dhe sjellin në atdhe”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje gjithashtu avancimet ligjore në mbështetje të diasporës, përfshirë të drejtën e votës nga jashtë dhe marrëveshjet ndërkombëtare për çështje sociale dhe marrëveshjet e pensioneve.

“Legjislacioni për votimin nga jashtë krijoi mundësi dhe lehtësi praktike për të drejtën e tyre të zgjedhin e të zgjidhen në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Peleshi.

“Ne kemi miratuar një legjislacion mbështetës dhe inkurajues për të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke synuar lehtësimin e procedurave për shërbime publike, ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, por edhe lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëritë pritëse. Në dhjetor të vitit 2025 miratuam ndryshimet e fundit në Ligjin për Diasporën, me të cilat synojmë që bashkëpunimin e shtetit shqiptar me komunitetet shqiptare jashtë vendit ta mbështesim në një legjislacion më të avancuar dhe më inkurajues. Marrëveshjet me 15 qeveri të vendeve pritëse të emigrantëve shqiptarë për pensionet dhe të tjerat që presim të nënshkruajmë janë një masë e rëndësishme për garantimin e kushteve për jetesë cilësore dhe mirëqenie të komuniteteve tona që jetojnë jashtë vendit. Madje, me ndonjë vend mik e partner si Italia, me ratifikimin e marrëveshjes mes dy qeverive në janar të vitit 2026, bashkëpunimi dypalësh për çështjet e diasporës është ngritur në nivelin e bashkëpunimit strategjik”, tha ai.

Duke folur për të ardhmen, ai bëri thirrje për një qasje të re kombëtare që e sheh diasporën si pjesë aktive të projektit zhvillimor të vendit dhe jo vetëm si komunitet emigrantësh.

“Shqipëria ka vend dhe mundësi për të gjithë shqiptarët. Kthimi i diasporës në Shqipëri duhet të jetë narrativa jonë kombëtare”, u shpreh ai.

Peleshi theksoi nevojën për forcimin e integrimit europian, mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

“Le ta fillojmë nga disa detyra imediate. Të mbështesim procesin e integrimit në BE, të forcojmë bashkëpunimin akademik, ekonomik dhe të blejmë shqip”, deklaroi ai.

/Marrë nga ATSH

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…