Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë, që përfshin zonat Dajt, Shëngjergj, Zallbastar, Petrelë dhe Baldushk, se ka shumë zhurmë dhe mjegull lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë, që përfshin zonat Dajt, Shëngjergj, Zallbastar, Petrelë dhe Baldushk, se ka shumë zhurmë dhe mjegull lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se “këto takime zhvillohen me anëtarësinë për të prezantuar punët që janë bërë për Shqipërinë në një kohë kur ka shumë zhurmë, ka shumë mjegull, ka shumë tym ka, shumë helm vërdallë dhe kur faktikisht është bërë e pamundur që të ndjekësh normalisht jetën publike dhe jetën politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që i interesojnë njerëzve”.

Ai kritikoi mënyrën se si mediat raportojnë për procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ju e keni parë sesa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me Bashkimin Europian: Jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën dhe PS-në etj”, tha Rama.

Rama solli shembullin e mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar me ministritë dhe qeverinë, ku u diskutuan çështje të pronave, reforma administrative-territoriale dhe strategjia e komunikimit e partisë.

“Kemi qëndruar në atë mbledhje nga ora 11:00 deri në orën 18:00, 7 orë diskutime. Nga ato 7 orë, mediat kombëtare bënë lajmin kryesor vetëm për ato që i thashë njërit apo tjetrit”, theksoi Kryeministri.

Ai shtoi se shembulli nuk është problem, por problemi lind kur përhapen gjysmë të vërteta dhe shpifje.

“Ky është realiteti i medias sot: shpifje dhe gjysmë të vërteta, që nuk përputhen me atë që ndodh në realitet”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se: “Ko arsye madhore është mundësia historike që neve na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë nga ana jonë për të arritur këtu, por një gjë duhet me e pasur mirë parasysh: që nuk mjafton”.

“Bashkimi Europian do që të na marrë brenda vetes dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Tani, ne duhet të bëjmë deri në fund atë që kemi në dorë. Ne na duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur të mbyllet vetëm pasi ne të kemi hyrë brenda”, shtoi Rama.

Kryeministri deklaroi se “çdo vendim i Bashkimit Europian merret me konsensus. Por ajo që është ndryshe sot është që të gjitha vendet në “katin e dytë” thonë “duam ta marrim Shqipërinë në BE”. Dhe në të gjitha rastet kur letrat kanë shkuar nga “kati i parë” në “katin e dytë”, ata kanë thënë “OK”; prandaj ne kemi hapur gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…