Qeveria miraton tre projektligje, drejt identitetit digjital dhe shërbimeve të sigurta

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme tre projektligje të rëndësishme që i adresohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.


Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme tre projektligje të rëndësishme që i adresohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se projektligji “Për identifikimin elektronik të shërbimeve të besuara dhe krijimin e portofolit të identitetit digjital”, vjen në vazhdën e integrimit europian.

Ajo theksoi se miratimi i projektligjit ofron siguri ligjore dhe krijon kushte për një përdorim më të sigurt të dokumenteve, duke mbyllur përfundimisht çështjen e shkresave fizike.

“Ne synojmë që brenda një kohe të afërt të eliminojmë të gjitha dokumentet dhe firmat në formë fizike, duke e çuar administratën drejt një shërbimi plotësisht digjital dhe të sigurt për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi Ibrahimaj.

Ibrahimaj, tha se akti i dytë i miratuar lidhet me procesin e integrimit europian dhe specifikon rregulloren e shqyrtimit të investimeve të huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare, duke përmbyllur të gjitha pikët e kapitullit 30.

“Rregullorja parashikon që përmes një bordi ndërministror do të shqyrtojmë të gjitha investimet që vijnë nga vende jo anëtare të BE-së, duke përfshirë sektorët e medias dhe mbrojtjes. Me anëtarësimin e vendit në BE, ky bord do të vazhdojë të shqyrtojë të gjitha kërkesat për investime të huaja në ekonominë e vendit”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se akti i tretë i miratuar ka të bëjë me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME). Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, qeveria ka akorduar një fond prej 100 milionë eurosh përmes AIDA-së, për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e këtyre ndërmarrjeve.

“Ky fond do të ofrojë mundësi financimi dhe mbështetje për SME-të, duke kontribuar në rritjen e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve lokale”, theksoi ministrja.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…