Ora e Tokës, Jaupaj fton qytetarët të fikin dritat në mbrëmje për 60 minuta

Në çdo të shtunë të fundit të marsit shënohet Ora e Tokës, një prej nismave më të mëdha mjedisore në botë


Në çdo të shtunë të fundit të marsit shënohet Ora e Tokës, një prej nismave më të mëdha mjedisore në botë.

Kjo nismë fton miliona njerëz të bashkohen në orën 20:30 duke fikur dritat dhe çdo pajisje elektrike jo të domosdoshme për 60 minuta, në shenjë sensibilizimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Nismës i bashkohet edhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili fton qytetarët të fikin dritat për 60 minuta në shenjë solidarizimi.

“Sot bashkohemi për Orën e Tokës, si pjesë e angazhimit global, duke fikur dritat nga ora 20:30 deri në 21:30. Një gjest i thjeshtë me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e planetit tonë dhe për një të ardhme më të qëndrueshme, sepse kujdesi për mjedisin nis nga veprimet tona të përditshme”, thekson Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Lëvizja globale nxit vendet të fikin dritat për një orë për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo nismë filloi në vitin 2007 në Australi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje…