Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një marrëveshjeje 5-vjeçare bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA)


Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një marrëveshjeje 5-vjeçare bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA).

Marrëveshja ofron një kornizë për shkëmbimin e informacionit dhe ofertave, koordinimin mes institucioneve dhe profesionistëve të turizmit, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe vizitave studimore, si dhe krijimin e partneriteteve tregtare.

Ajo synon të forcojë lidhjet mes njerëzve, si dhe ato ekonomike mes dy vendeve, duke nxitur flukset turistike dhe promovimin e destinacioneve kryesore të rajonit.

Marrëveshja u firmos nga Kryetari i ATU-së, Rrahman Kasa dhe Presidenti i FedHATTA, Lysandros Tsilidis, në prani të Ambasadores së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, diplomates për çështjet e Diplomacinë Ekonomike, Joana Zhonga, si dhe përfaqësuesve të biznesit shqiptar të fushës së turizmit në dy vendet.

Ambasadorja Hajdaraga përshëndeti këtë hap si një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit turistik midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo vuri në dukje se marrëveshja vjen në një moment simbolik, ndërsa dy vendet shënojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, një periudhë e karakterizuar nga lidhje të forta njerëzore dhe miqësi e qëndrueshme.

Shqipëria sot është një nga destinacionet më tërheqëse dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare. Vetëm vitin e kaluar vendi mirëpriti mbi 12 milionë vizitorë, ndërsa Greqia u rendit e katërta ndër vendet e origjinës së turistëve.

Hajdaraga ftoi qytetarët grekë të vizitojnë Shqipërinë dhe të përjetojnë nga afër një vend me të cilin ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, si mikpritjen, bujarinë dhe ngrohtësinë për mikun e shtëpisë.

Në një kohë zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, Shqipëria dhe Greqia po shfrytëzojnë një mundësi të re për të forcuar lidhjet turistike, duke hapur rrugë për operatorët e vizitorët dhe duke promovuar bukuritë natyrore dhe kulturore që e bëjnë rajonin një destinacion të jashtëzakonshëm.

Marrë nga ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…