Ibrahimaj: Bizneset e reja rritje 14,6%, qarkullimi i kompanive 29,3 mld euro në janar-shkurt

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se treguesit ekonomik dhe financiar të vendit për janar dhe shkurt 2026 tregojnë rritje të qëndrueshme të aktivitetit të biznesit dhe të qarkullimit në të gjithë sektorët e ekonomisë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se treguesit ekonomik dhe financiar të vendit për janar dhe shkurt 2026 tregojnë rritje të qëndrueshme të aktivitetit të biznesit dhe të qarkullimit në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Referuar të dhënave zyrtare, ministrja bëri të ditur se, “në dy muajt e parë të vitit janë regjistruar 3760 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 14,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qarkullimi i kompanive në vend ka arritur në 29,3 miliardë euro, një rritje prej 5% në krahasim me vitin 2025”.

Sa i përket sektorëve, kryeson sektori i shërbimeve me një rritje prej 8% të qarkullimit, ndërtimi me rritje 8%. Pas tij renditen prodhimi me 4%, tregtia me 3% dhe transporti me 2%.

Ibrahimaj vuri në dukje se “shëndeti i bizneseve shqiptare, i shpërndarë në të gjithë sektorët, ka vijuar të përmirësohet. Të dhënat paraprake mbi treguesit e punësimit dhe aktivitetin ekonomik tregojnë për një vijimësi të rritjes edhe për periudhat e ardhshme”.

Sipas saj, ky trend pozitiv reflekton forcimin e klimës së biznesit dhe besimin e sipërmarrësve në ekonominë shqiptare, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm dhe rritjen e qëndrueshme të tregut.

Ajo vlerësoi se rritja e numrit të bizneseve të reja dhe e qarkullimit në sektorët kryesorë, sidomos në shërbime dhe ndërtim, është tregues i një dinamike të shëndetshme ekonomike dhe i stabilitetit makroekonomik në vend.

Ky zhvillim, sipas ministres, do të ndikojë pozitivisht edhe në tregun e punës, duke mbështetur rritjen e punësimit dhe fuqizimin e konsumit, faktorë kyç për avancimin e zhvillimit ekonomik në periudhat e ardhshme.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…