Rama: Shqipëria po lë pas korrupsionin dhe krimin, dëshmi rritja e turizmit dhe investimeve të huaja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është një vend që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo sipas tij është fakt i dëshmuar edhe nga rritja e numrit të turistëve dhe investimeve të huaja direkte.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është një vend që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo sipas tij është fakt i dëshmuar edhe nga rritja e numrit të turistëve dhe investimeve të huaja direkte.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të MatchMaker Albania, Rama tha se Shqipëria nuk ka më shumë korrupsion dhe krim të organizuar se çdo vend tjetër në Europë.

“Kur njerëzit flasin për Shqipërinë, në fakt bien pre ndonjëherë lehtësisht e disa stereotipeve si korrupsioni, krimi i organizuar e kështu me radhë, por kjo nuk është Shqipëria. Ne nuk kemi më shumë korrupsion se çdokush tjetër dhe jo më shumë krim të organizuar se çdokush tjetër”, tha Rama.

“Nuk do të përmend këtu portet në Europë, duke e nisur nga i yni, por duke shkuar te ca më të mëdhenj. Nuk do të përmend, në fakt, po themi xhirot apo qarkullimin e drogës në Europë, nuk do të përmend sasitë, rrjetet, trafikantët në Europë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë, por për gjithkënd që thotë se jemi më të këqij, i them: shihni veten. Dhe le të bëjmë punën tonë e le të bëhemi më të mirë. Dhe ne po e bëjmë e po bëhemi çdo ditë e më të mirë”, vijoi ai.

Kryeministri nënvizoi se “nuk më duket si një vend që po vuan nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar. Më duket si një vend i cili po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ky është fakt”.

Kreu i qeverisë theksoi se dëshmi e ndryshimit është rritja e numrit të turistëve dhe investimeve të huaja.

“Kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak milionë turistë, me 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 milionë turistë dhe me 1,6 miliardë investime të huaja të drejtpërdrejta në vit”, tha Rama.

Nga statistikat, Rama theksoi se Shqipëria nuk duket si një vend që po vuan nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar. “Më duket si një vend i cili po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ky është fakt”, shtoi ai.

Kryeministri Rama shprehu bindjen se nëse do të pyeteshin investitorët e huaj nëse kanë pasur eksperiencë korrupsioni në Shqipëri, 98% e tyre do ta mohonin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…