Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale dhe mbetjeve organike.


Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale dhe mbetjeve organike.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se me këtë qasje, hiqet dorë nga teknologjitë tradicionale të ekstraktimit.

“AMEL po aplikon në Shqipëri një zgjidhje moderne dhe të qëndrueshme që quhet “Supercritical fluid extraction”, një teknologji e gjelbër, pa mbetje, e cila garanton produkte të pastra dhe cilësore për tregjet globale”, tha Jaupaj.

Ministri Jaupaj, theksoi se në këtë kompani, përpunohen mbi 80 lloje bimësh me përdorim inovativ të mbetjeve organike nga bujqësia dhe akuakultura.

“Ky model dëshmon se ajo që dikur konsiderohej “mbetje”, sot mund të kthehet në vlerë të shtuar për ekonominë”, tha Jaupaj.

Ndërkohë, Lindita Vrushti, një prej bashkëthemelueseve të kompanisë, shprehet se ky është një biznes familjar që ka nisur në 2008 .

“Nuk deshëm që bimët medicinale të ekstraktoheshin me teknologjinë aktuale siç ishte distilimi apo me tretësa të tjerë kimik, por zgjodhëm një teknologji inovative, të gjelbër, pa mbetje. Këtë teknologji e morëm dhe implementuam në gjithë bimët medicinale. Kuptuam që tregjet kërkojnë bimë të pastra nga natyra, industria farmaceutike, ajo ushqimore, kozmetika natyrale, por edhe industri të tjera që prodhojnë ushqim për kafshët, por edhe biostimulues të tokës”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…