Liderët globalë të biznesit e shohin Kinën si një spirancë stabiliteti dhe novacioni

Liderët ndërkombëtarë të biznesit shprehën besim të fortë në perspektivën ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë të Kinës, gjatë hapjes së Forumit të Zhvillimit të Kinës 2026 të dielën në Pekin.


Liderët ndërkombëtarë të biznesit shprehën besim të fortë në perspektivën ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë të Kinës, gjatë hapjes së Forumit të Zhvillimit të Kinës 2026 të dielën në Pekin.

Kryeministri i Kinës Li Qiang tha gjatë fjalimit kryesor në ceremoninë e hapjes, se zhvillimi i Kinës do të vazhdojë të ofrojë “siguri” në një mjedis global gjithnjë e më të pasigurt.

Në këtë kuadër, CEO i “Apple”, Tim Cook, nën cilësinë e bashkëkryetarit të forumit të këtij viti, nënvizoi besimin e bizneseve globale në inovacionin, forcën prodhuese dhe stabilitetin afatgjatë të Kinës.

Në fjalimin e tij, Cook vlerësoi komunitetin e zhvilluesve të Kinës, si një shtytës kryesor të inovacionit, duke vënë në dukje se zhvilluesit po përdorin teknologjinë për të ndihmuar njerëzit të mësojnë aftësi të reja, të menaxhojnë shëndetin e tyre dhe të sjellin ide të reja në jetë. Ai e përshkroi këtë ekosistem si një motor të fuqishëm, që mbështet rritjen dhe zgjeron mundësitë.

Cook theksoi gjithashtu transformimin e shpejtë të sektorit të prodhimit të Kinës, ku automatizimi dhe teknologjitë inteligjente kanë përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe saktësinë. Ai tha se kompanitë që dikur mbështeteshin shumë në proceset manuale, janë bërë ndër prodhuesit më të avancuar në botë.

Si bashkëkryetar, Cook theksoi angazhimin afatgjatë të “Apple” ndaj Kinës dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët lokalë. Ai tha se inovacioni, zhvillimi i gjelbër dhe arsimi, janë të lidhura thellësisht dhe formojnë një vizion të përbashkët për rritje të qëndrueshme.


foto nga VCG

Forumi tërhoqi një formacion të fortë drejtuesish globalë, duke reflektuar interesin e vazhdueshëm ndërkombëtar për tregun e Kinës. Pjesëmarrësit përfshinin udhëheqës nga kompani të mëdha shumëkombëshe në sektorë të tillë si teknologjia, financa, prodhimi dhe kujdesi shëndetësor, së bashku me përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare dhe ekonomistët kryesorë.

Liderët e biznesit të pranishëm në forum, theksuan gjithashtu rolin e Kinës si një nxitës i inovacionit dhe një treg kyç për produktet e reja. Denis Depoux, drejtor menaxhues global i “Roland Berger”, tha se Kina është bërë një burim inovacioni, si dhe një provë për teknologjitë dhe zgjidhjet e reja.

Të tjerë theksuan rëndësinë e qartësisë së politikave dhe planifikimit afatgjatë. Philippe Delorme, CEO i “KONE Corporation”, tha se drejtimi i qartë i zhvillimit të Kinës, duke përfshirë fokusin e saj në rinovimin urban, teknologjinë e gjelbër dhe digjitalizimin, ofron udhëzime të vlefshme për vendimet e investimeve të kompanive globale.

Prania dhe sugjerimet e tyre nxorrën në pah xinin në qëndrueshmërinë ekonomike të Kinës, si dhe rolin e saj si një forcë të qëndrueshme në ekonominë globale, panvarësisht pasigurive të vazhdueshme.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…