Rama: Negociatat me BE-në i mbyllim brenda këtij mandati, s’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, tha se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian nuk janë ndalur në asnjë moment dhe se procesi po ecën me ritme pozitive.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, tha se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian nuk janë ndalur në asnjë moment dhe se procesi po ecën me ritme pozitive.

Rama theksoi se raporti i Komisioni Evropian për Shqipërinë është “i shkëlqyer”, ndërsa shtoi se negociatat me BE-në do të mbyllen brenda këtij mandate.

“Ka nevojë të komunikohet, t’u thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë fare, që negociata për anëtarësimin në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet ndjerëve që raporti i Komisionin Evropian për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë, t’u thuhet njerëzve që vërteta e thjesht se ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces.

“Nuk ka më asnjë shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën, të vazhdojnë t’ja grabisin, ndërkohë që janë qindra e qindra njerëz të mobilizuar në administratën publike që punojnë në çdo kapitull të negociatave dhe që marrin gjithmonë vlerësime pozitive”, tha Rama.

Sa i përket kritikave të opozitës, Rama tha se më parë e kishin cilësuar procesin e integrimit si “imagjinar”, ndërsa tani, sipas tij, pretendojnë se Shqipëria po pengohet në momentin kur ishte pranë anëtarësimit.

“E ngritëm çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa. Them nga mbrapa, sepse ne përballë nuk kemi kënd, ne përballë kemi vetëm të ardhmen dhe vetveten, por me ato që kishim nga mbrapa dhe që pretendonin se do të na kapnin këmbën dhe do të na rrëzonin, ne vendosëm këtë vijë. Tani është shumë e bukur sesi është kthyer përmbys historia. Deri dje ata dilnin kudo dhe thonin se kjo është diçka imagjinare, është lojë e Edi Ramës për t’u treguar pasaportën evropiane dhe për t’ju shkëputur nga problemet reale dhe papritur para disa javësh u turrën të gjithë nëpër ekrane. u hodhën nëpër tenxhere, duke thënë se sapo ishim tek dera na e prishën. Sapo hymë, na e hodhën në erë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…