Mbi 200 mijë inspektime në tregun e punës në 2025-ën

Lufta kundër informalitetit dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve ishin në fokus të analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale për vitin 2025, ku u paraqitën rezultatet, sfidat dhe prioritetet për periudhën në vijim.


Lufta kundër informalitetit dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve ishin në fokus të analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale për vitin 2025, ku u paraqitën rezultatet, sfidat dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Në aktivitetin e zhvilluar këtë të enjte, në prani të ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe drejtuesve të institucionit, u theksua nevoja për intensifikim të kontrolleve dhe rritje të efektivitetit të tyre në terren, si dhe forcim i ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të punëmarrësve.

Gjatë vitit 2025 janë inspektuar 205.196 vende pune në 9532 subjekte, duke shënuar një rritje prej 27,7% të inspektimeve në subjekte të reja.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale, rol të rëndësishëm në këtë rritje ka luajtur planifikimi i bazuar në risk dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Fokus i veçantë i inspektimeve ka qenë evidentimi i informalitetit në marrëdhëniet e punës dhe zbatimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, sidomos në sektorët me risk të lartë. Gjithashtu, janë shtuar kontrollet për punëmarrësit nën 18 vjeç dhe për punëtorët e huaj.

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, gjatë vitit 2025 janë identifikuar 2591 punëmarrës informalë, ku 98% e tyre janë formalizuar gjatë procesit të inspektimit. Po ashtu, janë konstatuar 2999 punëmarrës pa kontrata pune, një shifër që përfaqëson ulje me 24% krahasuar me vitin 2024.

Formalizimi i marrëdhënieve të punës ka sjellë një kontribut shtesë prej 28,2 milionë lekësh në muaj në skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Për shkelje të rënda ose të përsëritura të legjislacionit të punës janë vendosur 268 gjoba, me vlerë totale 64,5 milionë lekë, duke shënuar rritje si në numër, ashtu edhe në vlerë krahasuar me një vit më parë.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi punën e Inspektoratit, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së ndikimit të kontrolleve në praktikë dhe forcimin e llogaridhënies nga subjektet.

Ndërkohë, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula deklaroi se nuk do të ketë më tolerancë ndaj informalitetit, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj subjekteve që shkelin ligjin apo cenojnë të drejtat e punëmarrësve. Ai theksoi se siguria në punë mbetet një detyrim i panegociueshëm.

Sa i përket ankesave, gjatë vitit 2025 janë depozituar 1179 raste nga qytetarët, me një rritje prej 259 ankesash krahasuar me vitin paraardhës. Rreth 70% e tyre janë zgjidhur në favor të punëmarrësve, ndërsa të gjitha kërkesat për sqarime ligjore janë trajtuar brenda afateve.

Nga ana tjetër, janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar, nga të cilët 48 me pasojë fatale, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024. Sipas analizës, një pjesë e madhe e kësaj rritjeje lidhet me aksidentet rrugore të klasifikuara si aksidente në punë.

Kreu i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj prezantoi prioritetet për vitin në vijim, të cilat përfshijnë forcimin e sistemit të inspektimit, avancimin e reformës, digjitalizimin e proceseve dhe përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit europian.

Burimi ATSH

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…