Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri.

Në një takim me furnizuesit e naftës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj tha se shqetësimi kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme.

“Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit. Por, nga bisedat që kemi pasur me të gjithë tregtarët dhe nga kontrollet që administrata shtetërore ka bërë në rezervat e tyre, rezulton që rezervat ligjore janë të respektuara. Jo vetëm ato të detyrueshme, por edhe kanalet e furnizimit garantojnë mosndërprerje, pasi tregtarët kanë kontrata afatgjata që nuk lidhen me Kanalin e Hormuzit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj shtoi se shqetësimi i dytë lidhet me çmimet duke theksuar se po analizohet situata e çmimeve në tërësi me qëllim garantimin që nuk do të ketë abuzime, si në tregun e karburanteve ashtu edhe në atë të ushqimeve.

“Bursat ndërkombëtare, që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme. Në shkurt, mesatarja e çmimit të bursës së karburanteve ishte rreth 700 dollarë, ndërsa ditët e fundit ka arritur deri në 1200 dollarë, një luhatje rreth 40%. Çmimet në Tiranë dhe në Shqipëri nuk kanë pasur një rritje më të madhe se 10–15%”, vijoi Ibrahimaj duke u ndalur te eksperiencat e krizave të mëparshme lidhur me çmimet që çuan në krijimin e Bordit të Transparencës.

“Gjykojmë që nuk jemi ende në kushtet për ta ngritur atë bord, ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse do të shohim luhatje dhe abuzime në marzhet e fitimit, do të ndërhyjmë, pasi qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit. Nga dita në ditë kemi ngritur një ekip ndërmjet tri ministrive, ku monitorojmë çmimin e zhdoganimit, i cili përbëhet nga çmimi i bursës, taksat dhe TVSH-ja, si dhe çmimin në tregun e pakicës”, theksoi ajo.

“Ky çmim ka qenë mesatarisht rreth 8.5%, një marzh i kontrolluar dhe më i ulët se marzhi normal i operimit që aplikojnë kompanitë. Kemi arritur të mbajmë një marzh të kontrolluar, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos reflektohet në rritje të fitimeve të kompanive. Po monitorojmë çdo ditë edhe furnizimin me ushqime dhe çmimet e produkteve kryesore të shportës. Kemi identifikuar rreth 70% të produkteve që po monitorohen dhe nuk ka pasur luhatje të shkaktuara nga sjellje abuzive”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj shtoi se propozimet e shoqatave të hidrokarbureve lidhur me situatën ka qenë ndryshimi i strukturës së taksave.

“Propozimet e shoqatave kanë qenë të lidhura me taksën e qarkullimit, e cila në modelin shqiptar aplikohet për litër. Arsyeja pse kjo taksë aplikohet për litër është parimi që kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa të ndryshme, si kufizimi i eksporteve të karburanteve apo reduktime të taksave”, pohoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se “me normën aktuale të rritjes së çmimeve, nuk jemi në situatën për të ndërhyrë në nivelin e taksimit”.

“Një tjetër element është ndikimi që këto çmime kanë në kursin e këmbimit, i cili ka qenë i stabilizuar si për euron ashtu edhe për dollarin. Ajo që dua të garantoj është se jemi në monitorim të përditshëm dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe në komunikim me publikun”, përfundoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Chiara Modica Dona dalle Rose, Custode della Memoria, Artefice del Futuro

l’Anima di Skanderbeg e il Sogno di Leonardo da Vinci in una Donna del XXI Secolo