Rama: Vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave nga TVSH e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend, Rama bëri të ditur se shoqata të ndryshme kanë paraqitur kërkesën që gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantet të rikthehet drejtpërdrejt për qytetarët dhe bizneset në çmim fundor.

Kryeministri rikujtoi se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jetë mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë edhe nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre dhe kjo kategori janë pensionistët.

“Askush tjetër nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit asnjë gjë më shumë se sa i takon, sepse nga njëra anë në sektorin publik pagat janë rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe do të vazhdojnë të rriten dhe po ashtu edhe në sektorin privat”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri iu përgjigj edhe kërkesave për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit.

“Ka një kërkesë tjetër që përsëritet në pafundësi dhe bëhet tamam si hesapet pa hanxhiun, që të ulet taksa e qarkullimit. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit nuk është problem se ulet këtu, por po iku nga këtu do shkojë diku tjetër. Pra do të shkojë drejtpërdrejt te përdoruesi i automjetit në formën e taksës për automjetin”, u shpreh Rama.

Në një rast të tillë, kryeministri theksoi se kjo taksë do të katërfishohet deri edhe dhjetëfishohet në raste të veçanta.

“Ndërkohë sot nëse një përdorues mjeti nuk harxhon fare karburant nuk do të paguajë. Filozofia e taksës në strukturën e çmimit të karburantit është që ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë në strukturën e çmimit”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…