Çmimi i naftës, Rama takim me furnizuesit: Në Shqipëri çmimi është rritur por më i moderuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është e moderuar krahasuar me rritjen e çmimit në bursë dhe kjo është rezultat i qasjes pozitive që kanë pasur operatorët furnizues në vend


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është e moderuar krahasuar me rritjen e çmimit në bursë dhe kjo është rezultat i qasjes pozitive që kanë pasur operatorët furnizues në vend.

Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës në ambientet e “Shtëpisë së biznesit”, ku u diskutua mbi përpjekjet për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët.

Rama theksoi se jemi në kushtet e një krize të re me pasoja të mundshme edhe mbi tregun në Shqipëri.

Duke sjellë në vëmendje praktikat e mëparshme kur për shkak të krizave ndërkombëtare qeveria ka marrë rol në gjithë këtë proces, Rama vlerësoi qasjen e përgjegjshme të furnizuesve të naftës në vend.

Sipas tij, “në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje deri në 40% e çmimit gjë që shkakton presion të madh në zinxhirët e furnizimit”.

“Në Shqipëri, çmimi është rritur por në mënyrë shumë më të moderuar se rritja që është parë në disa vende të tjera”, shtoi Rama.

Gjithsesi, kryeministri theksoi se sfida është e hapur dhe askush nuk mund të thotë se kur do të mbyllet ajo betejë që mban faktikisht lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës.

“Nuk di të thotë askush si do të shkojë çmimi në bursë, do ketë rritje të mëtejshme apo do të stabilizohet në një pikë të caktuar, por është e sigurt që ne duhet të bëjmë atë që na takon”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë ftoi operatorët të ruajnë ekuilibrin që kanë ruajtur deri tani, ndërsa theksoi se nuk është parë e arsyeshme që të krijohet bordi i transparencës.

“Nëse dialogu funksionon siç ka ndodhur deri tani ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë ju në punën tuaj por bashkërisht të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorit. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju”, shtoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…