Rama shtron iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.


Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi simbolikën e sofrës së iftarit si një hapësirë bashkimi, reflektimi dhe respekti për njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te domethënia shpirtërore dhe njerëzore e këtij momenti të përbashkët.

“Sofra e iftarit është e vetmja sofër në të cilën je dhe shtrues dhe i shtruar dhe Zot shtëpie dhe mik, i ftuar dhe i lirë mes të njohurish dhe i lidhur me të panjohurit përreth. Mbledh apo mblidhesh, por është diçka e sipërme që bashkon, Zoti, Allahu Universi, a më thjesht me fjalët e Kantit, “Yjësia e qiejve mbi mua, ligji moral brenda meje”. Këto dy botë pikëtakohen në sofrën e Iftarit. Kjo është edhe arsyeja se qoftë edhe ateisti më i madh, po u mblodh rreth asaj sofre, e ka të pamundur të mos mendojë qoftë edhe për një çast mbi vogëlsinë e vet nën yjësinë e madhe”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se agjërimi dhe momenti i iftarit ndihmojnë në forcimin e vetëdijes morale dhe në afrimin e njerëzve mes tyre.

“Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, ligji që na thotë se tjetri nuk është një i huaj, por një fqinj, një bashkudhëtar, një grimcë e ngjashme përkohësie, nën të njëjtin qiell merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe të shpirtit. Të vogla apo të mëdha, por i merr dhe bëhet i dukshëm për vetëdijen, për këdo mblidhet rreth sofrës së iftarit. Agjërimi i mëson njeriut, durimin e vetvetes dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit të vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes, ndërsa çasti i uljes në sofrën e iftarit bashkon fundin e urisë së trupit, me pikërisht, ligjin moral brenda qenies së njeriut, përmes bukës së ndarë mes njerëzve”, tha Rama.

Sipas Ramës, momenti i ndarjes së bukës në iftar është një simbol dinjiteti dhe bashkimi mes njerëzve, pavarësisht dallimeve.

“Ai çast bëhet dinjiteti që rritet kur buka ndahet mes të tëra duarve dhe bëhet ora që nuk ndahet mes rrugëve të ndryshme të jetës, prej nga vijnë ata që mblidhen rreth sofrës. Si kjo sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme, breza të ndryshëm, njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ose nuk luten fare, por ulen bashkë se ndryshe nga të tëra tryezat, ku njerëzit ulen, dreka, darka nëpër Shqipëri për të ngrënë dhe pirë së bashku, kjo e iftarit ka një dritë ku ndërthuren qetësisht, drita e jashtëm sipër nesh me atë të brendshmen në secilin prej nesh”, u shpreh Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Rama u ndal edhe te rëndësia e bashkëjetesës dhe vlerave morale në shoqëri. Rama përmendi edhe konfliktet që njerëzit krijojnë mes tyre, duke theksuar nevojën për besim dhe mirëkuptim.

“Nën atë dritën mbi ne, yjësinë e qiejve kantianë, qeniet njerëzore ndërtojnë ishuj të vegjël vëllazërie të mbjellë me miqësi dhe njohje, të banuar në pikëtakime, tryeza çmalljesh apo mbledhjesh, mjedise festash apo ngushëllimesh, ishuj të rrethuar nga përkohësia e jetëve tona dhe të mbrojtur jo vetëm përmes ligjeve të shkruara të bashkëjetesë mes njerëzve, por edhe përmes ligjit moral në zemrën e gjithkujt prej nesh”, vijoi Kryeministri.

“Në një ditë si kjo mbledhur në sofrën e një tjetër funddite të muajit të Ramazanit është e pashmangshme dhe ndërmendja për ishujt e konfliktit dhe armiqësive, që gjithashtu njerëzit i krijojnë, duke i dhënë anës së tyre monopolin e së vërtetës dhe anës së tjetrit trajtën e shënjestrës, duke i lënë frikës nga tjetri vendin e besimit tek tjetri, duke i dhënë identitetit rolin e armës dhe urrejtjes, kodet e arsyes”, u shpreh Rama.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nga Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama ishin përfaqësues nga jeta politike dhe diplomatike në vend, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të njohura nga arti, kultura, figura të njohura nga jeta publike si dhe besimtarë myslimanë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama shtron iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama shtron iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.