Bashkia Tiranë, shtim i monitorimit për hedhjen e paligjshme të inerteve në lumenj

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të kryeqytetit dhe drejtues të Policisë Bashkiake e vuri theksin tek shtimi i monitorimit në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme.


Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të kryeqytetit dhe drejtues të Policisë Bashkiake e vuri theksin tek shtimi i monitorimit në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme.

Sulaj i informoi administratorët me emrat e bizneseve dhe vendeve ku ata derdhin inertet në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, pikërisht në këto pika, javën e ardhshme do të ushtrohen kontrolle në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Nënkryetari Sulaj i bëri thirrje gjithashtu të gjitha bizneseve në kryeqytet që të respektojnë rregullat e bashkëjetesës dhe të tregohen të kujdesshëm në vendosjen e tavolinave, për të mos zënë hapësirat e qytetarëve.

“Thirrjen e kam për të gjitha bizneset të cilat, me rritjen e temperaturave mendojnë se nuk i kemi në monitorim, dhe si rrjedhojë shtojnë tavolinat dhe karriget, duke zënë trotuaret. Ne i kemi të gjitha në monitorim dhe nuk do të lejojmë asnjë biznes, i cili do të abuzojë me hapësirën publike”, nënvizoi Sulaj.

Nënkryetari Sulaj u shpreh se “qytetarët kanë hapësirën e tyre, biznesi po ashtu, këto janë rregullat e bashkëjetesës”.

“Me ardhjen e pranverës ka një tendencë, jo nga të gjithë, por nga disa biznese në zona të caktuara, të cilat i shtojnë tavolinat dhe i detyrojnë qytetarët të dalin në korsitë e biçikletave për t’u kthyer prapë në trotuar”, tha Sulaj.

Lexo më shumë nga

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…