Rama: BERZH konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat e raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri.


Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat e raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri theksoi se sipas BERZH, në vitin 2025 rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte afro 4%, ndërsa për periudhën 2026-2027 parashikohet një ritëm i ngjashëm.

“Ky është një konfirmim tjetër e faktit që qeveria e përsërit prej kohësh, po çuditërisht, kur këto i thonë të huajt, kur i thonë organizmat me reputacion ndërkombëtar, ngjisin më shumë, ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se këto nuk janë thjeshtë shifra statistikore, por janë indikatorë të një stabiliteti makro-ekonomik dhe të një besimi të ri të Shqipërisë tek vetja dhe të investitorëve tek Shqipëria.

“Rritja mbështetet kryesisht në sektorë, jo vetëm tradicional, pra në sektorin e pasurive të paluajtshme që mund ta quajmë tradicional, por edhe në shërbime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, gjë që është një prurje e re në portofolin e ekonomisë tonë dhe që lidhet edhe me atë që thashë në pikën e mëparshme të këtyre shënimeve”, shtoi ai.

Një tjetër element domethënës, sipas Kryeministrit, është niveli rekord i investimeve të huaja direkte në vitin 2025.

“Investimet e huaja direkte janë të përqendruara në pasuri të paluajtshme dhe shërbime financiare. Një pikë që i përgjigjet asaj pyetjes së famshme dhe famëkeqe – ‘Kush i blen këto apartamente’, ‘kush i blen këto ndërtime’. Ndërkohë që blerësit me nënshtetësi të huaj, jo vetëm shqiptarë, që kanë marrë një nënshtetësi të huaj, por flasim këtu për të huaj që kanë nënshtetësi të huaj dhe kombësi të huaj, vetëm rriten”, tha Rama.

Ndërkohë lidhur me Ballkanin Perëndimor, Kryeministri nënvizoi se BERZH parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike, edhe në vitin 2026, edhe në vitin 2027, gjë që përbën patjetër një lajm shumë të mirë edhe për Shqipërinë, që pozicionohet me një ritëm konkurrues në këtë rajon.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria angazhohet në SEETAC, Malaj: Forcim i bashkëpunimit rajonal ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria angazhohet në SEETAC, Malaj: Forcim i bashkëpunimit rajonal ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast…