Begaj në Shkup: Korridori VIII, korridor i sigurisë evropiane që lidh Mesdheun me Detin e Zi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në Shkup, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i bashkëpunimit rajonal dhe mbeten të orientuara drejt thellimit të mëtejshëm të partneritetit dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në Shkup, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i bashkëpunimit rajonal dhe mbeten të orientuara drejt thellimit të mëtejshëm të partneritetit dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, miqësore dhe intensive midis dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për të çuar përpara bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Ai theksoi se institucionalizimi i bashkëpunimit përmes mbledhjeve të përbashkëta të qeverive dhe marrëveshjeve të nënshkruara ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Presidenti Begaj u ndal në bashkëpunimin ekonomik, duke e cilësuar atë të rëndësishëm dhe të formësuar nga afërsia gjeografike, anëtarësimi në CEFTA dhe rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut është një partner i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, me rritje të flukseve tregtare, veçanërisht në fushën e turizmit dhe transportit, por shtoi se ekzistojnë ende mundësi të pashfrytëzuara.

Sipas tij, zbatimi i projekteve të nënshkruara më parë ka sjellë rezultate konkrete, si njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale, lehtësimi i kalimeve kufitare dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike.

Begaj e cilësoi Korridorin VIII si simbol të një epoke të re bashkëpunimi, që kërkon bashkërendim politik, ekonomik dhe njerëzor.

Ai theksoi se ky korridor nuk është vetëm një rrugë transporti, por një korridor energjetik, hekurudhor dhe rrugor, si dhe një korridor i sigurisë evropiane që lidh Mesdheun me Detin e Zi, duke vendosur të dy vendet në zemër të këtij aksi strategjik.

Presidenti shqiptar foli edhe për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata shtetformues, bashkëpunues dhe faktor kyç për stabilitetin politik dhe avancimin euroatlantik të vendit.

Ai shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Begaj vlerësoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si një arritje historike dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie funksionale multietnike përmes zbatimit të plotë të saj dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Ai theksoi se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe ruajtja e mekanizmave të barazisë nuk janë thjesht çështje teknike, por elementë thelbësorë për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane.

Duke folur për integrimin evropian, Begaj u shpreh se ai nuk është vetëm objektiv kombëtar i Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por projekt i përbashkët strategjik i gjithë rajonit.

Ai theksoi se Shqipëria synon të përmbyllë kapitujt e negociatave deri në vitin 2027 dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, një objektiv ambicioz, por realist, i mbështetur në angazhimin e administratës dhe në reformat konkrete në dobi të qytetarëve.

Presidenti nënvizoi se Shqipëria mbështet Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e detyrimeve për ta çuar përpara këtë proces me sukses.

Në përfundim, ai theksoi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy vende fqinje dhe aleate në NATO, i shërben paqes, stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë në rajon.

/Burimi ATSH

Qeveria miraton shpërblim financiar për të rinjtë në programin e talenteve rinore

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi rregullat për organizimin e kritereve të mënyrës.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton shpërblim financiar për të rinjtë në programin e talenteve rinore

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi rregullat për organizimin e kritereve të mënyrës.