Raporti i BERZH: Shqipëria me rritje të qëndrueshme ekonomike 3,5% për vitet 2026 dhe 2027

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se sipas raportit të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia shqiptare ka pasur rritje me 3,7% në vitin 2025, ndërsa për periudhën 2026–2027 parashikohet një rritje prej 3,5% çdo vit.

Sipas raportit të BERZH rritja është mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit si dhe ndërtimi.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në 2025, të përqendruara në pasuri të paluajtshme dhe shërbime financiare.

Sipas raportit në fjalë, për Ballkanin Perëndimor rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 3,1% në 2026 dhe 3,5% në 2027.

Agjencia për Media dhe Informim theksoi se reformat për përafrimin me standardet e BE-së dhe investimet e mundshme nga Bashkimi Evropian, mbeten faktorë kyç për vijimin e këtij trendi pozitiv.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia