Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.

Në fokus të këtij takimi ishte ecuria e procesit të negociatave dhe thellimi i bashkëpunimit institucional.

“Ambicia e Qeverisë dhe e Kuvendit është të përmbyllim negociatat teknike brenda 21 muajve të ardhshëm, duke iu referuar edhe progresit të arritur me hapjen e të gjithë grup-kapitujve në vetëm 13 muaj. KPSA është mekanizëm kyç për dialog transparent, llogaridhënie dhe bashkëpunim mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Gjatë takimit, dy bashkëkryetarët ranë dakord që mbledhja e radhës e KPSA-së të zhvillohet në muajin korrik në Strasburg, ndërsa sesioni pasues të mbahet në shtator në Tiranë, në funksion të forcimit të mëtejshëm të dialogut institucional dhe bashkëpunimit parlamentar BE–Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"