Peleshi: Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale e Hagës shpalli dje fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte duke e dënuar me 25 vjet burgim, sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot në nisje të seancës parlamentare se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Peleshi e cilësoi vendimin si një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke theksuar edhe peshën që ai mbart për Kosovën dhe shqiptarët.

“Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të të UÇK-së, të cilët udhëhoqën luftën çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, theksoi Peleshi.

Kryetari i Kuvendit bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë do të përcjellë një deklaratë të përbashkët lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Në dakordësi të plotë me grupet parlamentare sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, përmes të cilës do të shprehim qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë zhvillim”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se “Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon tekstin e deklaratës”.

Gjykata Speciale e Hagës shpalli dje fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte duke e dënuar me 25 vjet burgim, sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u akuzuan me pretendimin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekje, vrasje dhe torturë. Ata u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…