
Koçiu: 42 shkolla të reja në gjithë vendin, standarde europiane për nxënësit dhe mësuesit
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu informoi sot se viti i ri shkollor do të nisë me 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Tiranë do të hapin dyert 8 shkolla të reja.

Investimet në infrastrukturën arsimore kanë shtuar ambientet me kushte bashkëkohore dhe standarde europiane në gjithë territorin e vendit.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu informoi sot se viti i ri shkollor do të nisë me 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Tiranë do të hapin dyert 8 shkolla të reja.
Kjo, sipas Koçiut, do të krijojë më shumë mundësi që fëmijët të mësojnë dhe të zhvillohen në ambiente moderne, të sigurta dhe me standarde europiane.
“Investimi në arsim është investim te fëmijët, te e ardhmja dhe te Shqipëria që po ndërtojmë bashkë çdo ditë”, u shpreh zv/kryeministrja.
Burimi ATSH



















