Gogu takim me punonjës të burgjeve: Aplikoni deri më 20 shtator për kredi të buta me interes 0%

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me punonjës të sistemit penitenciar, ku ka vënë theksin te siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit, përgjegjësia dhe kushtet e punës për personelin.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me punonjës të sistemit penitenciar, ku ka vënë theksin te siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit, përgjegjësia dhe kushtet e punës për personelin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu deklaroi se puna e përditshme e punonjësve të burgjeve kërkon vigjilencë dhe përgjegjësi të lartë.

“U kërkojmë siguri brenda burgjeve, vigjilencë çdo orë dhe zero tolerancë ndaj paligjshmërisë. Të njëjtën përgjegjësi duhet ta kemi edhe ne ndaj tyre”, shkruan ministri.

Sipas tij, punonjësit që mbajnë këtë detyrë çdo ditë duhet të kenë kushtet, mbështetjen dhe trajtimin që u takon.

Gogu u bëri gjithashtu thirrje për aplikimin deri më 20 shtator për 20 kredi të buta me interes 0%, duke e cilësuar këtë si një mundësi për punonjësit që kanë nevojë për mbështetje.

“U bëra thirrje të aplikojnë deri më 20 shtator për 20 kreditë e buta me interes 0%, një mundësi e mirë për disa prej atyre që kanë nevojë”, shprehet.

Ministri tha se gjatë takimit ishte i pranishëm për t’i dëgjuar drejtpërdrejt për punën që bëjnë, shqetësimet që ngritën dhe çfarë duhet të bëjmë më mire.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…