Jaupaj: Shërbimet mjedisore në proces të plotë digjitalizimi, aplikimet përmes një sistemi të integruar

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se aplikimet për leje, licenca dhe shërbime pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tashmë kryhen online, përmes portalit e-Albania.


Shërbimet mjedisore po kalojnë në një proces të plotë digjitalizimi, duke synuar reduktimin e burokracisë, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe bizneset.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se aplikimet për leje, licenca dhe shërbime pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tashmë kryhen online, përmes portalit e-Albania.

Në një videomesazh, Jaupaj thekson se më parë procedurat për pajisjen me leje mjedisore dhe për vlerësimin e ndikimit në mjedis kryheshin përmes kanaleve të ndryshme, ndërsa sot janë të integruara në një sistem të vetëm, Sistemin e Integruar Mjedisor, SIM-IT.

Ai shpjegoi se subjektet mund të aplikojnë online për lejet mjedisore dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, ndërsa nga ky moment aplikimet menaxhohen përmes sistemit SIM-IT.

Përmes kësaj platforme kryhet edhe raportimi i vetëmonitorimit për respektimin e kushteve mjedisore, aplikimi për dëgjesat me publikun, pajisja me kodin unik, si dhe administrimi i regjistrit të transfertave të mbetjeve.

“Pra, kemi më pak burokraci, më pak kohë të humbur dhe më shumë transparencë”, theksoi Jaupaj.

Sipas tij, digjitalizimi i shërbimeve mjedisore përbën një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e ofrimit dhe administrimit të këtyre shërbimeve.

“SIM-IT nuk është një platformë e re, por një revolucion digjital i shërbimeve mjedisore në Shqipëri”, përfundoi ministri Jaupaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha në Forumin Evropian Alpbach: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës

Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, Ministri Ferit Hoxha mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Shërbimet mjedisore në proces të plotë digjitalizimi, aplikimet përmes një sistemi të integruar

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se aplikimet për leje, licenca dhe shërbime pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit…