“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Koçiu: Mbështetje investimeve në sektorin fason dhe të mobiljeve

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha se programi synon të mbështesë investimet në sektorin fason dhe në prodhimin e mobiljeve, përmes financimit me interesa preferenciale.


Bizneset e vogla dhe të mesme që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre kanë tashmë mundësi të përfitojnë nga skema e financimit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha se programi synon të mbështesë investimet në sektorin fason dhe në prodhimin e mobiljeve, përmes financimit me interesa preferenciale.

Sipas Koçiut, financimi parashikon interesa në nivelin 2–3%, garanci sovrane deri në 70% dhe maturim deri në 24 muaj.

“Më shumë mundësi për bizneset e vogla dhe të mesme që duan të investojnë, të rriten dhe të krijojnë vende të reja pune. Përmes programit të qeverisë shqiptare “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështesim investimet në sektorin fason dhe në prodhimin e mobiljeve, përmes financimit me interes preferencial 2–3%, garanci sovrane deri në 70% dhe maturim deri në 24 muaj”, informoi Koçiu.

Sipas zv/kryeministres, kjo është një politikë konkrete për t’i dhënë më shumë hapësirë biznesit shqiptar, për të nxitur investimet, për të rritur prodhimin dhe për të forcuar ekonominë shqiptare.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është prezantuar si një masë konkrete për të lehtësuar aksesin e bizneseve në financim, nxitur investimet dhe rritur kapacitetet prodhuese.

Mbështetja synon të krijojë më shumë hapësirë për sipërmarrjen shqiptare, të rrisë prodhimin dhe të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…