
Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit, një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve këtë verë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët dhe pushuesit vendas gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët dhe pushuesit vendas gjatë sezonit veror.
Pamjet e publikuara nga Kryeministri përcjellin atmosferën e sezonit turistik në bregdetin e Golemit, ku vijon të ketë një prani të lartë të pushuesve në këtë periudhë të gushtit.
Golemi, i pozicionuar në vijim të vijës bregdetare të Durrësit, mbetet një nga destinacionet më të aksesueshme për pushuesit, duke ofruar plazhe të gjata dhe një gamë të gjerë strukturash akomoduese e shërbimesh turistike.
Burimi ATSH


















