Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

Një nga risitë kryesore të projektligjit është detyrimi që çdo punëdhënës të shpallë vendet e lira të paguara të punës pranë institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, duke bërë publik edhe intervalin e pagës për çdo pozicion vakant.


Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për nxitjen e punësimit”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikon një sërë masash për rritjen e transparencës në tregun e punës, modernizimin e shërbimeve të punësimit dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Një nga risitë kryesore të projektligjit është detyrimi që çdo punëdhënës të shpallë vendet e lira të paguara të punës pranë institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, duke bërë publik edhe intervalin e pagës për çdo pozicion vakant.

Sipas projektligjit, deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, çdo punëdhënës do të ketë detyrimin të punësojë një person nga grupet e veçanta për 125 punonjësit e parë të ndërmarrjes. Për çdo 125 punonjës shtesë, do të kërkohet punësimi i një personi tjetër nga këto kategori.

Projektligji përcakton se, në rast se punëdhënësi nuk plotëson kuotën e përcaktuar, ai do të derdhë një kontribut në Fondin Social të Punësimit në masën 50% të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj dhe për çdo person që duhej të ishte punësuar sipas ligjit.

Ndryshimet janë pjesë e paketës së reformës së tregut të punës, e cila synon rritjen e përfshirjes në punësim të grupeve të veçanta, forcimin e politikave aktive të tregut të punës dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Projektligji përfshin edhe një sërë masash të tjera, si krijimin e Pasaportës Digjitale të Punësimit dhe Aftësive, ngritjen e Observatorit të Informacionit të Tregut të Punës dhe Aftësive, si dhe krijimin e bazës ligjore për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Rrjetin Evropian të Shërbimeve të Punësimit (EURES).

Konkretisht Pasaporta Digjitale e Punësimit dhe Aftësive, do të jetë një dokument elektronik ku do të regjistrohen të dhëna mbi historikun profesional të individit, që do të përmbajë të dhëna për “marrëdhëniet e punës, periudhat e punësimit, profesionin, kualifikimet dhe përvojën e punës së individit”. Ajo do të administrohet përmes një platforme të integruar me bazat shtetërore të të dhënave.

Në të njëjtën kohë, projektligji parashikon krijimin e Observatorit të Informacionit të Tregut të Punës dhe Aftësive. Subjektet që disponojnë të dhëna për tregun e punës do të kenë detyrimin t’i shkëmbejnë ato në mënyrë elektronike përmes një baze të integruar.

Një pikë tjetër e këtij pr/ligj, është gjithashtu integrimi gradual i Shqipërisë në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Punësimit, EURES, i cili lidh shërbimet e punësimit dhe informacionin mbi vendet e lira të punës në tregun europian.

Institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë do të veprojë si Zyra Kombëtare Koordinuese e EURES-it. Ndër kompetencat e saj do të jetë transmetimi i vendeve të lira të paguara të punës dhe, me pëlqimin e punëkërkuesit, i aplikimeve dhe profileve të kandidatëve.

Pjesa e sistemit që lidhet me ngritjen e strukturës kombëtare do të mund të fillojë pas hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa pjesëmarrja e plotë dhe shkëmbimi i informacionit me rrjetin europian parashikohet nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ose më herët nëse vendi autorizohet të marrë pjesë në EURES.

Marrë nga ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…