Ibrahimaj: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” mbështet bizneset që duan të zgjerojnë investimet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi sot një sipërmarrje që operon në sektorin e industrisë ushqimore, në prodhimin e ëmbëlsirave, për të informuar bizneset mbi mundësitë që ofron Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë zgjerimin e investimeve, rritjen e prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi sot një sipërmarrje që operon në sektorin e industrisë ushqimore, në prodhimin e ëmbëlsirave, për të informuar bizneset mbi mundësitë që ofron Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë zgjerimin e investimeve, rritjen e prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë vizitës në një pastiçeri, Ibrahimaj u takua me sipërmarrësin Fatmir, i cili prej më shumë se 15 vitesh zhvillon aktivitetin e tij në këtë sektor, dhe diskutoi mbi projektin e ri të investimit, sfidat për sigurimin e financimit dhe potencialin për zgjerimin e aktivitetit.

“Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është krijuar për sipërmarrës si Fatmiri, që kanë investuar ndër vite dhe janë gati të hedhin hapin e radhës. Me financim me normë interesi preferenciale, Garanci Sovrane dhe mbështetje për hartimin e biznesplanit, synojmë t’u japim bizneseve më shumë mundësi për të realizuar projektet e tyre të zhvillimit,” tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se qeveria do të vijojë të mbështesë sipërmarrësit në të gjithë vendin, duke nxitur investimet dhe rritjen ekonomike.

“Do të vazhdojmë të jemi pranë sipërmarrësve në të gjithë Shqipërinë, sepse çdo investim i ri do të thotë më shumë zhvillim, më shumë punësim dhe një ekonomi më konkurruese,” u shpreh ajo.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i prezantuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, mbështetet nga një fond financimi prej 250 milionë eurosh. Ai u mundëson ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe startup-eve të përfitojnë kredi me norma interesi preferenciale 2-3%, ndjeshëm më të ulëta se normat e tregut.

Përmes Garancisë Sovrane, shteti mbulon deri në 70% të kolateralit për kreditë e miratuara, duke lehtësuar aksesin në financim për bizneset që nuk disponojnë garancitë e nevojshme. Programi ofron gjithashtu mbështetje teknike për hartimin e biznesplanit dhe projektit të investimit.

Bizneset mund të aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë që janë bërë pjesë e skemës, ku vlerësohen projektet për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, investimet në teknologji, modernizimin e aktivitetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Programi synon të nxisë investimet private, të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve shqiptare dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…