QKB: Mbi 11 mijë biznese të reja të regjistruara në gjashtëmujorin e parë

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11 567 subjekte të reja në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar një rritje prej 7,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.


Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11 567 subjekte të reja në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar një rritje prej 7,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas treguesve statistikorë të publikuar nga QKB, numri i regjistrimeve të reja është rritur me 806 subjekte në raport me një vit më parë, duke reflektuar një ecuri pozitive të aktivitetit ekonomik dhe administrativ në regjistrat që administron institucioni.

Pjesën më të madhe të regjistrimeve e zënë personat fizikë, me 8 757 subjekte ose 75,7% të totalit, ndërsa Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) vijojnë të jenë forma tjetër më e përdorur e organizimit të biznesit, me 2 775 regjistrime.

Një tregues i rëndësishëm është rritja e regjistrimeve të bizneseve me kapital 100% të huaj, të cilat arritën në 1 240 subjekte, me një rritje prej 35,7% krahasuar me periudhën janar–qershor 2025.

Në shpërndarjen gjeografike, Qarku Tiranë kryeson me 6 039 regjistrime, duke përfaqësuar 52,2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1 347 dhe Durrësi me 1 310 regjistrime. Rritje të regjistrimeve janë evidentuar edhe në qarqet veriore, si Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për bizneset e reja, me 2 771 subjekte, ndërsa pas tij renditen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni.

Rritje të ndjeshme janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, me 35,8%, si dhe në transport dhe magazinim, me 26,3%.

Gjatë kësaj periudhe, në Regjistrin Kombëtar të Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve u regjistruan 897 licenca dhe 124 leje, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues u regjistruan 2 813 subjekte, me një rritje prej 7,1% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.