Policia Kufitare shpëton familjen me pesë anëtarë në Himarë, Lamallari: Reagim i shpejtë dhe profesional

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi reagimin e menjëhershëm të efektivëve të Policisë Kufitare.


Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë pesë shtetasve, pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët rrezikuan të mbyteshin pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës si pasojë e motit të keq.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vlerësoi reagimin e menjëhershëm të efektivëve të Policisë Kufitare.

Sipas tij, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan menjëherë në kërkimet në det me mjetin e tyre lundrues, duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.

Pesë anëtarët e familjes u transportuan më pas me mjetin e Policisë Kufitare drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë, ku mbërritën në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri Lamallari përgëzoi punonjësit e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe profesional në operacionin e shpëtimit, duke theksuar angazhimin e strukturave të rendit për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe vizitorëve gjatë sezonit turistik.

Ai përsëriti gjithashtu apelin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e daljes në det në kushte të pafavorshme atmosferike, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Burimi ATSH

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme…