Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë plane zhvillimi, por që përballen me mungesë financimi për zgjerimin e aktivitetit të tyre.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë plane zhvillimi, por që përballen me mungesë financimi për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama u shpreh se programi është një mundësi e re për sipërmarrësit që kërkojnë të rrisin bizneset e tyre përmes mbështetjes financiare dhe garancive të ofruara nga qeveria.

“‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’ është një super program i cili i vjen në ndihmë të gjithë atyre që e kanë një ndërmarrje të vogël ose të mesme, jo të madhe, të vogël ose të mesme. Një ndërmarrje të vogël ose të mesme që duan ta rrisin, që kanë ide, që kanë një plan, por nuk kanë financim”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, përmes këtij programi bizneset përfituese do të kenë mundësi financimi me kredi të butë dhe mbështetje të garantuar nga shteti shqiptar.

“Do t’i financojë me kredi të butë dhe mbështetje, me garanci qeveria shqiptare, deri në 2 milionë euro. 70% të kolateralit të garantuar, 10% periudhë lehtësuese”, deklaroi Rama.

Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të kontaktojnë bankat e nivelit të dytë për të shqyrtuar mundësinë e përfitimit nga kjo skemë financimi.

“Në bankat e nivelit të dytë mund të adresoheni për të parë mundësinë e dyfishimit të ndërmarrjes suaj, të sipërmarrjes suaj”, tha kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se informacionet e detajuara për programin mund të merren edhe përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ku është publikuar një adresë kontakti për të gjithë të interesuarit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.